Chiama adesso:
+39 329 53 27 386

Dokumentet për të kërkuar nënshtetësinë italiane

Dokumentet për të kërkuar nënshtetësinë italiane

Pra ke vendosur që të bësh dokumentet për të kërkuar nënshtetësinë italiane. Ke bërë vitet e martesës me qytetar italian (dy vite pas martesës, një vit nëse nga martesa ka lindur fëmijë) apo të banimit zyrtar (residenza) në Itali. Tani vjen pyetja më e vështirë: çfarë dokumentesh më duhen nga Shqipëria?

Në radhë të parë, të këshilloj që të shkosh pranë Comune ku jeton e të kërkosh çertifikatën e banimit (certificato comulativo di residenza) e të verifikosh nëse rezultojnë vërtet 10 vite banim të rregullt në Itali. Nga istitucionet publike italiane nuk të duhen dokumente të tjerë sepse çdo gjë bëhet me deklarim (autocertificazione).

Është e nevojshme ama, edhe një çertifikatë që tregon njohjen e mirë të gjuhës italiane me nivel B1. Është e këshillueshme që të bëhet e të kalohet provimi, para se të fillojë mbledhje e dokumentave në atdhe.

Përtej kësaj, dokumentet që duhet të marrësh në Shqipëri për të kërkuar nënshtetësinë janë

1. çertifikatë personale shumë gjuhësh (normalisht jepet në 4 gjuhë përfshirë edhe italishten) e cila merret pranë gjendjes civile dhe kushton 200 lek;
2. dëshmi penaliteti, që lëshohet nga Drejtoria e Burgjeve e vërteton që nuk ke dënime në Shqipëri. Prej disa vitesh mund të merret edhe me anë të Postës shqiptare e cila bëhet ndërmjetëse midis qytetarit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Po pranë postës, kryhet edhe arkëtimi për pagesën për DPD. Normalisht, për qytetarët e Tiranës ky dokument vjen brenda dy ditësh, për qytetarët e tjerë duhen tre deri në katër ditë;
3. vërtetim, dokument i cili merret te Prokuroria e rrethit, e vërteton që për momentin qytetari nuk është nën hetim apo nuk është i akuzuar;

Prej viti 2011, për qytetarët shqiptarë nuk është më i nevojshëm legalizimi, zëvëndësuar nga vula apostile. Për këtë arsye, të tre këto dokumente duhen çuar te Ministria e Jashtme për të marrë vulë apostille. Edhe ky është një shërbim që aktualisht ofrohet po nga Posta me një kosto mjaft të ulët e brenda pak ditësh.

Kur merr edhe vulën apostile, ngelet pengesa e fundit: përkthimi nga një përthyes i njohur nga ambasada italiane në Shqipëri. Me kaq, mund të bëhet kërkesa nga faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme. Kosto i kërkesës është 200 euro. Dokumentet nisen paraprakisht me internet, e pastaj paraqiten në një takim që vendoset nga Prefektura.  Pastaj, nuk ngelet gjë tjetër veçse të presësh përgjigjen.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.